![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEimaNjfiEO0Bhyphenhyphen-wt_z8_jeOhec3i7kQYO0RsObaDqhxqnTYZD1k-dqUznK6irU5lqlJ0U9oGA6zVi0A1_yT7jDR199XMRiqVZOXjJEMRP2CX29yGSLNWvzNsFAYh1roPPwaURUIcCtSF62/s320/Zigrid-Katroshi.png)
Zigrid Katroshi është 26 vjeçar, i lindur në Tiranë. Shkollen fillore dhe te mesme i ka mbaruar në vendlindje, ndërsa studimet në “Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit” i ka mbaruar në Prishtinë. Aktualisht vijon studimet master në po të njejtin fakultet.
Zigridi ka punuar si kamarier dhe dj në disa lokale të njohura në Prishtinë dhe Tiranë si: Irish Pub, Restaurant Samuraj, Restorant EX, etj. Ai aktualisht punon si dj dhe bankier në Film City Bar në Prishtinë.
Zigridit i pelqen t’i shoh gjërat ashtu siq janë dhe me një fjalë ai është “realist”, pra nuk jeton në fantazi. Jeta i ka mësuar të ketë besim tek vetja dhe se me pak punë arrihet gjithçka.
Dëshira më e madhe në jetë për Zigridin është të jetë i famshëm.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Zigridi fiton 24 mijë euro, ai është përgjigjur:
“Në rradhë të pare do të shkoj për një muaj pushime nëpër botë, se me pelqejnë udhëtimet; ndërsa me paratë e mbetura do të mendohem se çfarë do të bej me to.”
Nuk ka komente:
Posto një koment