Arjeta Morina është 22 vjeçare, e lindur në Astrazup të Malishevës. Shkollen fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndersa gjimnazin në Malishevë. Aktualisht vijon studimet në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Gjatë shkollës së mesme, Arjeta ka qenë anëtare e një organizate joqeveritare, ndersa gjatë studimeve ajo ka punuar si arkatare në 3 qendra të ndryshme tregtare si dhe ka qënë promotere për disa kompani.
Arjeta thotë se ajo është e thjeshtë, altruiste, ambicioze, e shoqerueshme dhe e drejtë.
Dëshira më e madhe në jetë për Arjetën është te jetoj një jetë të lumtur familjare dhe të jetë pjesë e televizionit.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Arjeta fiton 24 mijë euro, ajo është përgjigjur: “Të siguroj një jetë standarde për familjen time në Prishtinë dhe te vazhdoj studimet.”
Erlinda Shatvica është 19 vjeçare, e lindur në Gjakovë. Shkollen fillore dhe të mesme i ka mbaruar në vendlindje.
Erlinda thotë se ajo është tip pozitiv dhe që i pelqejnë gjërat që e bëjnë të ndihet mirë.
Dëshira më e madhe në jetë për Erlinden është të bëhët një stiliste e famshme, pasi ky profesion i përshtatet shumë asaj.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Erlinda fiton 24 mijë euro, ajo është përgjigjur: Disa nga këto mendoj t’i dedikoj për bamirësi për të varfërit e Rahovecit, ndërsa për te tjerat nuk kam vendosur akoma se ku do t’i shpenzoj.
Albulena Gjinaj është 20 vjeçare, e lindur në Pejë, ndërsa tani jeton në Klinë. Shkollen fillore dhe atë të mesme i ka mbaruar në Klinë, ndërsa tani vazhdon studimet në vitin e parë në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Albulena thotë se ajo është shumë optimiste dhe kur fillon diqka ajo mundohet që më të gjitha forcat t’i shkoj asaj pune deri në fund dhe ky është dhe synimi i saj për reality shown Shpija.
Dëshira më e madhe në jetë për Albulenën është të ketë sukses në Shpijën e Kosovës, pasi ajo i është përkushtuar më gjithë vullnetin e saj dhe deshiron t’i shkon deri në fund, pra të fiton dhe çmimin kryesor, si dhe të siguron një vend pune pasi të del nga Shpija.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Albulena fiton 24 mijë euro, ajo është përgjigjur: Sëpari do të blej një makinë për veti, pastaj i kasha rregullu standardet e jetës time dhe i kasha siguru paratë për studimet e mia.
Saranda Hoda është 18 vjeçare, e lindur në Gjakove. Shkollen fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndërsa tani vazhdon mësimet në vitin e fundit në shkollen e mesme.
Saranda aktualisht është udhëheqëse e një emisioni rinor në një radio lokale në qytetin e Gjakoves.
Saranda thotë se ajo është energjike, i pelqen shoqëria. Gjithashtu ajo thotë se jeta e ka mesu me u ballafaqu me situata te ndryshme edhe pse është e re në moshë; dhe në fund vetën e shoh si fituese e Shpisë së Kosovës.
Dëshira më e madhe në jetë për Saranden është të realizon endërren e saj për shkollim dhe ngritje profesionale.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Suzana fiton 24 mijë euro, ajo është përgjigjur: Do të financoj arsimimin tim si dhe do t’i shfrytëzoj për të zgjidhur një problem shëndetësor.
Suzana Tahiri është 18 vjeçare, e lindur në Vushtrri. Shkollen fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndërsa tani vazhdon studimet në shkollen ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Prishtinë.
Suzana ka pasur një kontratë pune me agjencionin e modes “Gecijan” si fotomodele. Suzana thotë se ajo është një femër sfiduese, e vetëdijshme për gjërat që i bënë dhe e gatshme për të gjitha sfidat dhe barrierat në jetë.
Dëshira më e madhe në jetë për Suzanën është të ketë një jetë familjare të qetë dhe pa probleme dhe të ketë sukses në karrierë dhe në jetën e saj private.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Suzana fiton 24 mijë euro, ajo është përgjigjur:
T’I ndihmoj familjës time dhe t’iu tregoj atyre se di të menagjoj jetën dhe që jam e gatshme të bëhëm e pavarur. Përkrahja morale nga familja për sfiden e Shpisë është një hap i madh në jetën time por dhe fitorja do të me sjell një ndryshim të madh në jetën time si në punë, karrierë ashtu dhe në të ardhmen time, prandaj do të ballafaqohem dhe do të mundohem që denjësisht ta përfaqësoj vetën time.
Zigrid Katroshi është 26 vjeçar, i lindur në Tiranë. Shkollen fillore dhe te mesme i ka mbaruar në vendlindje, ndërsa studimet në “Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit” i ka mbaruar në Prishtinë. Aktualisht vijon studimet master në po të njejtin fakultet.
Zigridi ka punuar si kamarier dhe dj në disa lokale të njohura në Prishtinë dhe Tiranë si: Irish Pub, Restaurant Samuraj, Restorant EX, etj. Ai aktualisht punon si dj dhe bankier në Film City Bar në Prishtinë.
Zigridit i pelqen t’i shoh gjërat ashtu siq janë dhe me një fjalë ai është “realist”, pra nuk jeton në fantazi. Jeta i ka mësuar të ketë besim tek vetja dhe se me pak punë arrihet gjithçka.
Dëshira më e madhe në jetë për Zigridin është të jetë i famshëm.
Në pyetjen se çfarë do të bëj nëse Zigridi fiton 24 mijë euro, ai është përgjigjur:
“Në rradhë të pare do të shkoj për një muaj pushime nëpër botë, se me pelqejnë udhëtimet; ndërsa me paratë e mbetura do të mendohem se çfarë do të bej me to.”